Moduli 09 — Zana Digjital

Biznesi yt, online si duhet.

Faqe interneti, dyqane online, aplikacione, sisteme dhe reklama — nga ekipi që ndërtoi vetë Zanën. Ofertë fikse me shkrim brenda 3 ditësh, faturë fiskale gjithmonë, dhe paguan pjesën kryesore vetëm në dorëzim.

83%

e shqiptarëve kërkojnë online para se të blejnë — nëse s'të gjejnë, blejnë te tjetri.

Çmim fiks

oferta me shkrim para se të nisë puna. Asnjë 'doli më shtrenjtë' në fund.

30% / 70%

paguan 30% në fillim — pjesën vetëm kur e sheh punën gati dhe e miraton.

01

Shërbimet

Çfarë ndërtojmë.

Nga një landing page 5-ditore te sisteme të plota biznesi — çdo projekt me kontratë, afat dhe çmim të qartë që në fillim.

Landing page

Një faqe e vetme që shet: oferta, telefoni, harta, formulari i kontaktit — gati për reklamat.

  • Dizajn i dedikuar, jo shabllon
  • E shpejtë në telefon
  • Formular + WhatsApp direkt
  • Gati për Meta/Google Ads

nga · 5 ditë pune

25.000 L /projekt

Faqe interneti biznesi

5–8 faqe për kompaninë: shërbimet, ekipi, projektet, kontakti — me panel ku i ndryshon vetë.

  • Panel administrimi i thjeshtë
  • Shqip + anglisht (ose çdo gjuhë)
  • SEO bazë e përfshirë
  • Email profesional @kompania.al

nga · 2 javë

60.000 L /projekt

Dyqan online

Shit produktet 24/7: katalog, shporta, pagesa me kartë, porosi në WhatsApp — gati për fiskalizim.

  • Pagesa me kartë ose kesh në dorëzim
  • Menaxhim stoku e porosish
  • Integrimi me korrierët
  • Gati për fiskalizim (Ligji 87/2019)

nga · 3–4 javë

150.000 L /projekt

Aplikacion mobile

iOS + Android nga një kod i vetëm — për klientët e tu ose për ekipin tënd në terren.

  • iOS + Android njëkohësisht
  • Publikimi në App Store & Google Play
  • Njoftime push
  • Panel administrimi në web

nga · 6–8 javë

400.000 L /projekt

Sisteme biznesi

Rezervime, inventar, fatura, CRM, menaxhim stafi — sistemi që të heq nga Excel-i dhe letrat.

  • I ndërtuar për procesin TËND
  • Përdorues me role e leje
  • Raporte dhe eksporte
  • Trajnim i stafit i përfshirë

nga · sipas projektit

250.000 L /projekt

Reklama & marketing digjital

Meta, Google, TikTok — krijimi i reklamave, targetimi dhe raporti mujor. Ti sheh çdo lek ku shkon.

  • Krijime profesionale (foto+video)
  • Targetim për Shqipërinë & diasporën
  • Raport i qartë çdo muaj
  • + buxheti i reklamës që e cakton ti

nga · aktive brenda 1 jave

30.000 L /muaj

SEO & Google

Të të gjejnë kur kërkojnë: renditja në Google, Google Maps, Business Profile, vlerësimet.

  • Google Business Profile i optimizuar
  • Renditje për kërkimet lokale
  • Faqe të shpejta (Core Web Vitals)
  • Raport pozicionesh çdo muaj

nga · rezultate në 2–3 muaj

20.000 L /muaj

Mirëmbajtje & hosting

Faqja gjithmonë online, e sigurt dhe e përditësuar — kopje rezervë çdo ditë, ndihmë kur të duhet.

  • Hosting + domain + SSL
  • Kopje rezervë ditore
  • Përditësime sigurie
  • Ndryshime të vogla të përfshira

nga · aktivizohet menjëherë

5.000 L /muaj

Çmimet janë pikënisje orientuese — oferta finale varet nga madhësia e projektit dhe është gjithmonë fikse, me shkrim, para se të nisë puna.

02

Si funksionon

Tri hapa. Zero surpriza.

1

Trego çfarë të duhet

Plotëso kërkesën në 2 minuta — çfarë biznesi ke, çfarë do të ndërtosh, sa është buxheti afërsisht.

2

Merr ofertë fikse me shkrim

Të telefonojmë brenda 24 orëve dhe brenda 3 ditësh ke ofertën: çmim fiks, afat të qartë, faturë fiskale. Pa surpriza në fund.

3

Ndërtohet, e sheh live, paguan në dorëzim

30% në fillim, pjesa në dorëzim. E sheh punën live gjatë rrugës dhe asgjë s'publikohet pa miratimin tënd.

03

Prova, jo premtime

Platforma që kemi ndërtuar — live, tani.

Jo mockup-e as portofol i vizatuar: klikoji dhe shihi vetë. I njëjti ekip ndërton edhe projektin tënd.

Ke një biznes? Ke një ide?

Konkurrenti yt sapo hapi faqen e re.

Oferta është falas dhe të vjen brenda 3 ditësh pune. Nëse s'të pëlqen, s'paguan asgjë dhe mbetemi miq.

Çdo projekt me kontratë, çmim fiks dhe faturë fiskale — si gjithçka në Zana.

Chat me ne